Hardinaj: Nëse s’ka liberalizim të vizave, Thaçi të analizojë dialogun

146

Hardinaj: Nëse s’ka liberalizim të vizave, Thaçi të analizojë dialogun

Hardinaj: Nëse s’ka liberalizim të vizave, Thaçi të analizojë dialogunhttp://ata.gov.al/2018/11/08/hardinaj-nese-ska-liberalizim-te-vizave-thaci-te-analizoje-dialogun/Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse BE-ja nuk liberalizon vizat për kosovarët, atëherë Thaçi duhet ta analizojë nëse duhet vazhduar me bisedimet. Sa i përket rritjes së taksës së vendosur prej 10% për prodhimet serbe, Haradinaj deklaroi se taksa mund të rritet, nëse shteti serb vazhdon me qasjen destruktive ndaj Kosovës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 8 Nëntor 2018

PRISHTINE, 8 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e di se çfarë do bisedohet sot në Bruksel mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë , teksa paralajmëron rritje të taksës për produktet serbe

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse BE-ja nuk liberalizon vizat për kosovarët, atëherë Thaçi duhet ta analizojë nëse duhet vazhduar me bisedimet.

Sa i përket rritjes së taksës së vendosur prej 10% për prodhimet serbe, Haradinaj deklaroi se taksa mund të rritet, nëse shteti serb vazhdon me qasjen destruktive ndaj Kosovës.

Në konferencën e mbajtur për media pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Europian ku u dakorduan prioritetet e ERA-s, ai tha se “tkimi i radhës Thaçi- Vuçiç është një agjendë ekzistuese e zonjës Mogherini, nuk di saktë se ç’ka do të shtrohet për diskutim, kuptohet që është dialogu, por nuk di saktë. Ajo ç’ka më bën përshtypje është se meqenëse dialogut po i jepet kaq rëndësi në vazhdimësi nga BE-ja, nga palët tjera mund të thuhet se Kosova vërtetë është treguar shumë e aplikueshme për dialog. Dhe do të ishte shumë keq që njërës palë të dialogut në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi, t’i thuhet ti hajde në dialog, por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizim. Edhe zoti Thaçi atëherë është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, a duhet vazhduar me dialogun”.

/KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.