Gjesti i Murinjos që tërboi tifozët e “Juventusit”

78

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – “Manchester United” ka përmbysur gjithçka në fund duke marrë një fitore 2-1 ndaj “Juventusit” mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve.

“Djajtë” kanë vuajtur gjatë shumicës së ndeshjes, por në fund të takimit kanë ndëshkuar vendasit me dy gola të shpejtë duke marrë një fitore të madhe në Torino ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, trajneri portugez Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe ka filluar të provokojë tifozët vendas me dorën e vendosur te veshi, pasi për 90 minuta duroi ofendimet e tyre.

Lojtarët e “Juve”-s kanë ndërhyrë menjëherë, me Bonucci-n që ka shkuar i pari dhe Bentancour që e ka ndjekur.

Por, trajneri i “United” është shoqëruar nga rojat e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.