FUTBOLL – Solari në prag të konfirmimit si trajner i “Realit”

75

MADRID, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Trajneri i përkohshëm i “Realit të Madridit”, Santiago Solari me shumë mundësi nuk do të jetë më i përkohshëm, nëse ai drejton ekipin drejt fitores kundër “Celta Vigos” në stadiumin “Balaidos” në ndeshjen e së dielës.

Solari drejtoi këtë ekip në ndeshjen kundër “Melilas” në raundin e parë të Kupës së Mbretit duke regjistruar fitoren e tij të parë me klubin.

Ndërsa kundër “Valadolidit”, javën e kaluar, ai regjistroi fitoren e parë për “Realin” në pesë ndeshje.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e tij debutuese si trajner, arriti një fitore 5-0 kundër “Viktoria Plzen”.

“Po, pse jo?”, tha Karim Benzema pas fitores së ndeshjes kur u pyet nëse Solari duhej të ishte i përhershëm. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.