FUTBOLL – Benzema mbi 200 gola me “Realin”

58

MADRID, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Sulmuesi Karim Benzema arriti dhe më pas kaloi nivelin mitik të 200 golave me “Realin e Madridit” falë dy golave të tij kundër “Plzen”, në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Karim Benzema pati një performancë fantastike dje kundër “Plzen” në fitoren 5-0.

Në 20 minuta, sulmuesi shënoi dy gola, dha një asist si dhe ishte aseti sulmues kryesor i “Realit”, versioni Santiago Solari./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.