FOTO/ Rinis “Mbresa”, projekti që promovon talentet e reja

50

TIRANË,8 nëntor /ATSH/ – Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, rinis programi edukativ “Mbresa” me nxënësit e Liceut Artistik, Tiranë.

Projekti “Mbresa” është një konkurs artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion), 2- krijim letrar (ese, poezi etj.), 3- muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj. 

Disa nga objektivat e këtij konkursi janë përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese dhe edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i talenteve të reja etj. 

Nxënësit do të vizitojnë muzeun dhe në bazë të ndjesive të përftuara apo mbresave do të krijojnë në gjinitë artistike të lartpërmendura të cilat duhet t’i sjellin në muze deri në 2 javë pas vizitës.

Në fund të projektit, me datë 23 maj do të organizohet një ekspozitë me punët më të mira. Punimet do të pranohen deri në datën 30 prill. Me pas ato do të ekspozohen për rreth 2 jave në faqen e Muzeut dhe krijimi që do të marrë më shumë pëlqime do të vlerësohet me çmim të veçantë. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një çmim simbolik si dhe të bëhen pjesë e një katalogu. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.