Fier, investime vendore edhe në periferi

36

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Investimet vendore në Fier po vijojnë me ritme të larta si në qendër edhe në periferi.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se një pjesë e këtyre investimeve po kryhen te lagja “28 Nëntori”, por sipas tij, “kudo punohet si në qendër të qytetit, në periferi dhe në brendësi të lagjeve apo fshatrave”.

“Secila punë merr vëmendjen dhe angazhimin e duhur për të arritur në një pikë të përbashkët. Ne investojmë për rrugë më të mira, lagje të sistemuara, shkolla, kopshte, çerdhe e qendra shëndetësore më të mira”, tha Subashi.

Po ashtu sipas tij, bashkia është e angazhuar për të garantuar shërbime më cilësore”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.