DANIMARKË – FMN: Italia më e prekur ndaj rritjes së normave të interesit

73

KOPENHAGË, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtare paralajmëroi sot se shtetet me baza makroekonomike më të brishta janë më tepër të ekspozuara ndaj rrezikut të rritjes së normave të interesit, që do të ketë ndikim në kursin e këmbimit valutor, përfshirë Italinë dhe Turqinë.

Duke iu referuar normave të kreditimit në Itali, në “nivelin më të lartë në katër vjet”, FMN-ja tha se përhapja e shkaktuar nga tensionet e ardhshme mund të jetë me ndikim, veçanërisht për ekonomitë me baza më të brishta makroekonomike dhe me flesibilitet buxhetor të ulët.

Italia është nën presion të madh. Komisioni Europian kundërshtoi më 23 tetor buxhetin italian duke i dhënë afat koalicionit qeverisës populist në Romë deri më 13 nëntor për ta ndryshuar, pasi në të kundërt do ti nënshtrohej një procedure për deficit ekstrem./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.