Cilësia e barnave, për herë të parë investim për kontrollin e tyre

48

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/-Në projektbuxhetin e shëndetësisë për 2019, parashikohet për herë të parë investim në Agjencinë e Kontrollit të Cilësisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Ne e dimë shumë mirë që kemi shumë për të bërë sa i përket kontrollit dhe cilësisë së barnave që hyjnë në vendin tonë, ajo çka jemi duke bërë ka në fokus kontrollin rigoroz të barnave që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Ne po investojmë në laboratorin e Kontrollit të Cilësisë së Barnave, për të investuar në cilësinë e barnave”, -tha Manastirliu gjatë prezantimit të pr/buxhetit të 2019.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.