BRAZIL – Ish-presidenti Lula merret në pyetje për një tjetër aferë korruptive

81

SAN PAOLO, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili po vuan dënimin me 12 vite burg në jug të Brazilit, do të merret në pyetje më 14 nëntor në kuadër të çështje tjetër nën hetim, njoftoi sot një burim gjyqësor.

Lula do të merret në pyetje nga gjyqtarja Gabriela Hardt, tashmë e ngarkuar në hetimin antikorrupsion ”Lavazhi ekspres” pasi zëvendësoi gjyqtarin Sergio Moro, i cili pranoi postin e ministrit të Drejtësisë nga presidenti i sapozgjedhur Jair Bolsonaro.

Ish-presidenti i së majtës (2003-2010) do të merret në pyetje për punimet e financuara nga kompania ndërtimit BTP midis periudhës 2010-2014 në një pronë të tij në Bashkinë e Atibaia-s, në shtetin e San Paolos. Këto punime ishin kryer në këmbim të kontratave me grupin shtetëror ”Petrobras”./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.