Biznesmenët rumunë, interes për investime në Elbasan

89

TIRANË,8 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Një grup biznesmenësh nga Rumania kanë vizituar sot qytetin e Elbasanit dhe zonat rreth tij ndërsa më pas janë pritur nga nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Kleviz Xhoxhi në një bashkëbisedim rreth qytetit dhe mundësive të investimit.

Nga ana e tij,  Xhoxhi njohu biznesmenët me pasuritë e Bashkisë së Elbasanit dhe me mundësitë e shumta që ofron kjo Elbasani për investime duke nisur nga zona industriale e deri tek pasuritë natyrore, që nga Llixhat e Treganit, bukuritë e Gjinarit etj.

Përfaqësuesit e bizneseve të Rumanisë kërkuan më shumë informacion rreth mundësive që ofron Elbasani dhe organizimit dhe shërbimeve.

Më tej,  nënkryetari i Bashkisë Xhoxhi njohu gjithashtu biznesmenët me hapat e ndërmarra nga Bashkia e Elbasanit për krijimin e një klime të favorshme për biznesin, taksat e ulëta që synojnë tërheqjen e investitorëve, por gjithashtu duke theksuar, mjedisin e qetë e të favorshëm që ekziston në Elbasan, për të bërë biznes./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.