Basha: Weber, mbështetës i Shqipërisë për integrimin në BE

64

TIRANË,8 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot Manfred Weber, kandidati zyrtar i PPE-së për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme europiane.

“Urime të përzemërta mikut tonë Manfred Weber kandidati zyrtar i PPE-së për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane”, shprehet Basha.

Po ashtu Basha deklaron se me kandidaturën e Weber, Shqipëria do të ketë një mbështetje të madhe në integrimin e saj në BE.

“Me Manfred Weber Shqipëria do ketë një mbështetës të fortë në Bashkimin Europian”, thekson Basha. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.