“Arkeologu i vogël”, fëmijët njihen me profesionin

90

“Arkeologu i vogël”, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” mësojnë të zbulojnë objektet e lashtësisëProcedura fillestare se si duhet gërmuar për të gjetur objekte arkeologjike vazhdon të mësohet në Muzeun Historik Kombëtar. Sidomos një praktikë e tillë ka vlerë të madhe për fëmijët, të cilët do të jenë dhe arkeologët e së ardhmes. Këtë herë një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” erdhën në Muzeun Kombëtar fillimisht për tu njohur me Pavijonin e Lashtësisë dhe historinë e paraardhësve ilirë, e më pas për tu angazhuar në projektin e drejtpërdrejtë ku mësohen hapat e parë të punës kërkimore. Të udhëzuar nga specialistet e Muzeut Kombëtar si dhe të mësueseve të tyre, fëmijët gërmuan lehtësisht me lopata të vogla dhe gjetën objektet e fshehura enkas për ta. “Arkeologu i vogël” është një projekt i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri. Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në ambientet e muzeut fëmijët e të gjithë vendit.Edukimi Përmes KulturësMinistria e Kulturës

Posted by Muzeu Historik Kombetar on E enjte, 8 Nëntor 2018

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Procedura fillestare se si duhet gërmuar për të gjetur objekte arkeologjike vazhdon të mësohet në Muzeun Historik Kombëtar.

Sidomos një praktikë e tillë ka vlerë të madhe për fëmijët, të cilët do të jenë dhe arkeologët e së ardhmes.

Këtë herë një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” erdhën në Muzeun Kombëtar fillimisht për t’u njohur me Pavijonin e Lashtësisë dhe historinë e paraardhësve ilirë, e më pas për t’u angazhuar në projektin e drejtpërdrejtë ku mësohen hapat e parë të punës kërkimore.

Të udhëzuar nga specialistet e Muzeut Kombëtar si dhe të mësueseve të tyre, fëmijët gërmuan lehtësisht me lopata të vogla dhe gjetën objektet e fshehura enkas për ta.

“Arkeologu i vogël” është një projekt i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.

Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në ambientet e muzeut fëmijët e të gjithë vendit./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.