Akte korrupsioni, DPT liron nga detyra tre inspektorë

98

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka larguar menjëherë nga detyra 3 punonjës, inspektorë të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, të cilët u ndaluan sot pas finalizimit të operacionit të koduar me emrin “Pritja”, me akuzën se kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”.

Në një njoftim për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit, gjithashtu inkurajon bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.