Venger mohon të ketë arritur marrëveshje me “Milanin”

73

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ “France Football” ka raportuar se Arsene Venger do të jetë trajneri i ri i “Milanit”, duke e zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Por vetë 65-vjeçari ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur si lajm të rremë. Trajneri francez insiston që nuk ka gjetur ende skuadrën me të cilën do të punojë në të ardhmen.
“E vetmja gjë që mund të them është se ky lajm është i rremë”, ka theksuar Venger për beIN Sports.

“Nëse do të kisha nënshkruar me dikë, do t’u kisha treguar. Nuk mund t’i menaxhoj spekulimet, por e di se çfarë bëj me jetën time”.
“Momentalisht jam i fokusuar për të punuar si analist në beIN Sports”, ka përfunduar ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.