SHBA – Zgjedhejt e mesmandatit, Trump: një ditë e madhe, i gatshëm të punoj me demokratët

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpre sot se mund të punojë me demokratët, që arritën t’i marrin republikanëve mazhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke folur për kompromise të mundshme kryesisht mbi shëndetësinë dhe infrastrukturat.

“Me pak fat, ne mund të punojmë të gjithë së bashku vitin e ardhshëm për të vazhduar që të kemi rezultate për popullin amerikan”, deklaroi Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Mes fushave në të cilat republikanët, që kanë Senatin dhe demokratët, që kanë Dhomën e Përfaqësuesve, mund të gjejnë zgjidhje të përbashkëta Trump përmendi shëndetësinë, infrastrukturat, tregtinë si dhe rritjen ekonomike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.