SHBA – Fitorja e demokratëve, Obama: Është një fillim

117

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ishin “një fillim”, pas rimarrjes nga demokratët të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

“Puna jonë vazhdon”, deklaroi Obama në një komunikatë.

“Ndryshimi që kemi nevojë nuk do të vijë vetëm me një palë zgjedhje, por është një fillim. Mbrëmjen e djeshme, votuesit në gjithë vendin e nisën”, vazhdoi ai.

Ish-presidenti demokrat, i larguar nga jeta politike që pasi iku nga Shtëpia e Bardhë, u përfshi gjerësisht në fushatën e zgjedhjeve të mesmandatit ku u votua për Kongresin. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.