SHBA – Bursa amerikane e lehtësuar nga rezultati i zgjedhjeve

NJU-JORK, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Bursa e “Wall Street” regjistroi një rritje të sigurt sot, e qetë nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA pavarësisht perspektivës për bllokim që sjell një Kongres i ndarë.

Treguesi industrial “Dow Jones” u rrit me 0,66% ndërsa “Nasdaq” me 0,95%.

“Një ditë pas zgjedhjeve, që më në fund panë Dhomën e Përfaqësuesve të kalonte në krahun e demokratë ndërsa Senati mbeti republikan, duket se tregjet janë të kënaqura me një Kongres të ndarë”, thotë Phil Davis, ekspert në “PSW Investments”, një hipotezë që mbështetet nga shumica e vëzhguesve të tregut. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.