Rinas, në pranga 41-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

43

TIRANË, 4 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/ – Arrestohet një shtetas italian i shpalluar në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.