Qendra e Vizitorëve, turistët informohen për mrekullitë e natyrës së Thethit

101

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.

Për të promovuar dhe ofruar më tepër informacion rreth zonës së Thethit, qeveria shqiptare e mbështetur edhe nga agjencia gjermane GIZ, ndërtuan Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit, një nga zonat më të bukura në qarkun e Shkodrës.

Qendra e ndërtuar së fundmi, është e aksesueshme lehtësisht nga çdo turist, duke ndihmuar me informacione të nevojshme për parkun dhe shtigjet që mund të ndiqen nga ana e tyre.

Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh, të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.