Platforma e bashkëqeverisjes, ndëshkim papërgjegjshmërisë në administratë

112

TIRANË, 7 nëntor /ATSH – I. Vata/ – Platforma online e bashkëqeverisjes, “shqiperiaqeduam.al” ka vendosur para përgjegjësisë nga vetë qytetarët shqiptarë administratën shtetërore. Kështu theksoi në një intervistë në ERTV, zv.kryeministrja Senida Mesi.

“Nëse shohim shifrat, po, administrata është vënë para një presioni direkt nga qytetarët. Platforma është mënyrë e afrimit tonë me qytetarët, në mënyrë që të pëmirësohemi. Mbi 18 mijë individë kanë marrë përgjigje nga platforma. Gjithashtu, falë punës së Task Forcës Antikorrupsion janë mbi 400 masa disiplinore, që shkojnë deri në ndjekje penale për drejtorë apo staf që nuk kanë respektuar ligjin”, – tha Mesi.

Sipas Mesit, ndërsa nga njëra anë ndëshkojmë të papërgjegjshmit, në anë tjetër përmes trajnimit dhe rigjenerimit të administratës publike, po punohet që ajo pjesë e shëndetshme e administratës, që punon me integritet, të motivohet për të dhënë maksimumin e saj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.