Pensionistët përjashtohen nga taksa e pronës

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, pr.ligji “Për Sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar, përjashton nga taksa e shtëpive  pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Gjatë diskutimit të këtij projektligji në Komisionin e Ekonomisë Ahmetaj u shpreh se, politikat që po ndërmerr qeveria synojnë uljen e barrës fiskale në shumicën e rasteve me prioritet, siç tha ai, kemi menduar aspektin social.

“Në këtë aspekt, pensionistë të vetëm apo persona të kategorive në nevojë që përfitojnë nga skemat indirekte të mbështetjes, janë të përjashtuar takasa e banesës”, – tha Ahmetaj.

Ndërsa shtoi se gjithashtu kemi mbështetur kategori të ndryshme siç janë ata që kanë shtëpi të ndërtuar përpara vitit 1993 dhe, në të njëjtën kohë, kategori të biznesit, të sipërmarrjes së prodhimit kryesisht, e të prodhimit në bujqësi gjithashtu, ku i kemi ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesën, tha Ahmetaj. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.