PEKIN – Medvedev akuzon SHBA për sanksionet kundër Iranit

PEKIN, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri rus, Dmitri Medvedev tha se kishte pak dëshmi se Irani kishte shkelur marrëveshjet për programin e tij bërthamor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën një raund të ri sanksionesh kundër Teheranit, sipas shypit vendas.

Medvedev gjithashtu u tha gazetarëve se ai mendonte se Uashingtoni kishte vendosur sanksione si një mënyrë për të zgjidhur problemet e brendshme të tij.

SHBA ka aplikuar sanksione mbi Rusinë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe gjithashtu edhe për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pekini dhe Uashingtoni janë gjithashtu në mes të një lufte të gjatë tregtare, çka ka afruar më shumë Pekinin dhe Moskën.

Kryeministri rus u tha gazetarëve se ai pret që tregtia midis Rusisë dhe Kinës të arrijë në 100 miliardë dollarë.

”Tregtia midis vendeve u rrit 30% vitin e kaluar dhe arriti shifrën e 87 miliardëve dollarëve”, sipas Stratfor, një platformë e analizës gjeopolitike të SHBA./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.