Pediatrja e specializuar në Turqi zgjedh të punojë në spitalin e Vlorës

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ – Mjekët me eksperiencë në spitalet ndërkombëtare, që po zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Një ndër këta mjekë është edhe doktoreshë Aida Koka, e specializuar në Universitetin e Stambollit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “Dr. Aida Koka është specializuar në Universitetin e Stambollit, 4 vite për Pediatri dhe 3 vite për Kardiologji Pediatrike. Por, ka zgjedhur të punojë si mjeke pediatre në spitalin rajonal të Vlorës”.

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.