“National Geographic” dhe “Lonely Planet”, interes të lartë për Shqipërinë

110

TIRANË,7 nëntor /ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndodhet në Londër në World Travel Market, ku po ndjek nga afër një nga panairet më të rëndësishëm, në të cilin përfshihen të gjitha tregjet e botës në industrinë e turizmit.

Sipas ministrit, “interesi i investitorëve, tur operatorëve, blogerëve dhe gazetarëve ndërkombëtarë edhe nga “National Geographic” e “Lonely Planet” për Shqipërinë ishte mjaft i lartë, duke krijuar kështu një mundësi të shkëlqyer për promovimin e destinacioneve tona turistike në tregjet europiane dhe aziatike”. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.