MAKINA – BMW ul fitimet pas testeve të ndotjes

MYNIH, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW, ka regjistruar një rënie të fitimeve në tremujorin e tretë pas efekteve të futjes së testeve të reja të emisioneve në Evropë.

‘’Fitimet e kompanisë BMW u ulën me 26,8% nga e njëjta periudhë e vitit 2017 në 1,75 miliardë euro (dy miliardë dollarë), duke vënë në dukje efektet e një lufte tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës’’, theksoi kompania .

‘’Rënia e fitimeve ishte shumë më e lartë se sa pritej’’, theksuan analistët.

BMW ka vënë mënjanë një fond prej  679 milion eurosh, në rast se do të konstatohen dëme për sa i përket emisioneve të gazrave./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.