Lufta kundër veprimtarive kriminale, Marku pret ambasadorin Soreca

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ – Bashkëpunimi i ngushtë me delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë dhe vendeve anëtare të unionit në luftën kundër veprimtarive kriminale, ishte fokusi i bisedës mes Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Takimi u zhvilluar ditën e sotme ku Kryeprokurorja priti në një takim kortezie ambasadorin Luigi Soreca, kreu ri i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kryeprokurorja Marku dhe ambasadori Soreca shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian në një sërë fushash ku mes tyre ishte dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu rezultatet konkrete të procesit të “Vetting”-ut si dhe për forcimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.