LONDËR – Zbulohen 21 migrantë brenda një kamioni frigoriferik

LONDËR, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministria e Brendshme britanike njoftoi sot gjetjen e 11 fëmijëve dhe 10 të rriturve brenda një kamioni frigoriferik në momentin e mbërritjes në Britaninë e Madhe, në portin Newhaven, pasi ishte nisur nga Dieppe (Seine-Maritime, veriperëndim të Francës) javën e kaluar.

”Të 21 personat mendohet të jenë të gjithë me kombësi vietnameze”, sqaroi për median ministria, duke konfirmuar një informacion të BBC-së.

Minorenët u morën në ngarkim nga shërbimet sociale britanike, ndërsa situata e të rriturve po shqyrtohet aktualisht nga Ministria e Brendshme.

Dy prej tyre, një djalë i moshës 18 vjeç dhe grua 27 vjeçe u dëbuan nga Britania e Madhe./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.