“Lexoj, pra jam”, programi shkon në çerdhet e Gjirokastrës

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/- Kultivimi i dashurisë për librin fillon që në moshën më të hershme të foshnjërisë.

Biblioteka “Apostol Meksi” në kuadër të projektit “Lexoj pra Jam” të bashkisë Gjirokastër dhe Ministrisë së Kulturës, nisi sot projektin me fëmijët e çerdhes së qytetit.

Përralla, fabula dhe vjersha erdhën te fëmijët nëpërmjet ilustrimeve.

Gjithashtu u bë një bashkëbisedim këshillues me prindërit dhe edukatoret mbi leximin e librave për fëmijët e kësaj moshe dhe se si ta lidhim librin me jetë e përditshme.

“Je lexues i rregullt? Të pëlqen libri dhe leximi? Bind një në një milion shqiptarë që nuk kanë lexuar, të lexojë një libër këtë vit. Bind mikun, shokun, fëmijën tënd të lexojë librin e parë. Lexoja ti një libër, që librin e dytë ta kërkojë vetë”. Kjo është motoja që fëmijët dhe të rinjtë kudo në Shqipëri të afrohen me librin. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.