Kombëtarja, Panuçi zbulon të zgjedhurit përballë Skocisë e Uellsit

73

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Kombëtarja Shqiptare e drejtuar nga Kristian Panuçi do të ndeshet me Skocinë dhe më pas me Uellsin në kuadër të UEFA National League.

Tekniku italian ka zbuluar të zgjedhurit e tij për sfidën e 17 nëntorit përballë Skocisë, që do të luhet në Shkodër në “Loro Boriçi”, si dhe takimin e 20 nëntorit në “Elbasan Arena” ku do të vijë Uellsi i Garet Bale.

“Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00”, thotë FSHF. /j.p/

Kjo është lista e kombëtares A:

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.