Këmbimi valutor, dollari zhvlerësohet në këmbim me lekun

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku ka fituar pozitat në këmbim me monedhën e gjelbër amerikane dhe ka humbur pikë me euron.
Aktorët e tregut shprehen se zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë sjellë luhatje në tregjet e bursat ndërkombëtare, çka është refektuar edhe në tregun vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet në vlerën e 108,67 lekëve ose 0,68 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa euro ka forcuar pozitat me 0,11 lekë duke u këmbyer me 124,80.
Sot leku është zhvlerësuar edhe ndaj valutave të tjera; paundi britanik tregtohet 0,59 lekë më shumë se një ditë më parë dhe franga zvicerane ka fituar 0,28 lekë duke u këmbyer me 109,14 lekë. 
   
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 108.67 -0.68
Euro EUR 124.80 +0.11
Poundi britanik GBP 143.07 +0.59
Franga zvicerane CHF 109.14 +0.28
Jeni japonez (100) JPY 96.16 -0.51
Dollari australian AUD 79.14 +0.06
Dollari kanadez CAD 83.11 -0.22
Korona suedeze SEK 12.09 +0.03
Korona norvegjeze NOK 13.09 +0.01
Korona daneze DKK 16.74 +0.03
SDR SDR 150.86 -0.70
Ari(OZ 1) XAU 134083.57 -973.52
Argjend(OZ 1) XAG 1596.47 -8.02
Juani kinez (onshore) CNY 15.72 -0.09
Juani kinez (offshore) CNH 15.72 -0.09
Lira turke TRY 20.35 -0.12

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.