Ismaili lë kombëtaren e Kosovës U-21, bashkohet me “kuqezinjtë” e Panuçit

72

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Skocinë dhe Uellsin.

Një risi në listën e Panuçit, është Ardian Ismaili, i cili ka lënë kombëtaren e Kosovës U-21 dhe i është bashkuar “kuqezinjve”.

Ndërkohë është rikthyer edhe Loret Sadiku, i cili ka qenë më parë pjesë e Kombëtares, në kohën e De Biazit.

Kombëtarja jonë do të ndeshet me Skocinë në datën 17 nëntor në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për UEFA Nations League. Më pas në datën 20 nëntor do të luhet edhe takimi miqësor me Uellsin në “Elbasan Arena”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.