Investimi në TKOB, më i madhi në 30 vitet e fundit

93

TIRANË,7 nëntor /ATSH – A.ALLA/ – ”Për vitin 2019 projektbuxheti sipas programeve buxhetore të Ministrisë së Kulturës është për planifikim menaxhim buxheti është 160 milionë e 276 mijë lekë, në trashëgiminë kulturore dhe muzetë është 522 milionë e 191 mijë lekë në art dhe kulturë, kemi një rritje të ndjeshme 1 miliard e 483 milionë lekë, duke patur parasysh që këtu do shkojë këtë vit prioritet investimi dhe përfundimi i fazës së dytë dhe të tretë të kantierit të Teatrit të Operas dhe Baletit”, – u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të sotëm të projektbuxhetit për 2019.

”Ky është në fakt investimi më madhor që është kryer në këto 5 vite në fushën e artit dhe kulturës. Në fakt është investimi më i madh në fushën e artit dhe kulturës në këto 30 vite”, – u shpreh Kumbaro.

Ajo tha se, ”ndërkohë planifikimi për pagat dhe sigurimet shoqërore janë plotësuar në masën 100%. Ministria e Kulturës dhe institucionet e vartësisë do e përballojnë gjithë volumin e punës me të njëjtin numër punonjësish dhe fond page. Nuk do të ketë shtesa në vende pune por do ketë shtesa në programe”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.