GJERMANI – Karrenbauer zyrtarizon kandidaturën për drejtimin e CDU-së

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Annegret Kramp-Karrenbauer e paraqitur si pasardhësja e Angela Merkel zyrtarizoi sot në Berlin kandidaturën e saj për presidencën e CDU-së duke pranuar lidhjen me kancelaren gjermane.

E cilësuar si ”AKK-ja”, por edhe ”Merkel 2”, ajo mban që prej muajit shkurt postin e sekretares së përgjithshme të partisë.

Annegret renditet në mesin e favoritëve për të pasuar postin e lideres gjermane, e cila hoqi dorë në fund të tetor nga rikandidimi i mundshëm për drejtimin e partisë që do të mblidhet në kongres në dhjetor.

Kramp-Karrenbauer, 56 vjeçe, me origjina nga landi i vogël i Sarres shprehet me nderim për Merkel, pasi epokës së saj duket se po i vjen fundi si brenda partisë ashtu dhe në krye të vendit.

”Sot, më shumë se kurrë Angela Merkel duhet të falenderohet për shumë gjëra”, pohoi ajo, duke marrë përsipër të ecë në hapat e kancelares. / /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.