Daily Mail: Mungesa e Shaqirit në ndeshjen e Beogradit, precedent i keq për futbollin

72

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Xherdan Shaqiri nuk udhëtoi me skuadrën e Liverpulit për t’u përballur me Crvena Zvezdën në Beograd. Ndeshje që u humb nga Liverpol me rezultatin 2-0. Shkak u bë festimi me shqiponjën dykrenare gjatë golit kundër Serbisë në Botëror.

Ky vendim ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve botërore, teksa prestigjozia, “Daily Mail” shkruan: Liverpool u mundua të dalë pa bërë ndonjë sherr në Beograd dhe la Xherdan Shaqirin në shtëpi kur udhëtuan për në stadiumin “Marakana” në Serbi për t’u përballur me Crvena Zvezdën të martën në mbrëmje.

“Ky nuk ishte vendimi i Shaqirit. Ai dëshironte të luante. Nuk ishte një vendim i thënë prej tij. Ai e ka pranuar dhe e kupton situatën”, tha Jurgen Klopp të hënën.

Sipas prestigjozes Britanike, vendimi i Liverpool vendosi një precedent që nuk e ndihmon futbollin. /o.l/.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.