Çeku i bebes, 30 mijë familje mbështetje direkte nga politika e re sociale

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ – Buxheti i vitit 2019 mundëson mbështetjen direkte për rreth 30 mijë familje që do të përfitojnë çekun e bebes për çdo të porsalindur.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ministrja Manastirliu theksoi se për këtë politikë të re sociale, janë parashikuar 2 miliardë lekë (20 milionë dollarë) në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Duke filluar nga janari 2019, garantojmë shpërblimin për çdo të porsalindur, 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Kjo politikë e re sociale mbështet drejtpërdrejt fëmijët, familjen dhe zhvillimin e shoqërisë”, – tha Manastirliu.

/z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.