BERLIN- Seibert: Nuk komentojmë rezultatet zgjedhore të vendeve mike

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-ANSA/- Ne nuk komentojmë rezultatet zgjedhore të vendeve mike, edhe pse i vëzhgojmë me kujdes dhe i respektojmë ato, theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert lidhur me zgjedhjet amerikane të mesmandatit.

‘’Sa për rezultatet e mesmandatit në SHBA ka shumë për të studiuar, por komentet ua lëmë të tjerëve’’, shtoi Seibert për pyetjen lidhur me një koment për rezultatet e votës së amerikanëve./

Në zgjedhjet amerikane të mesmandatit, të zhvilluara dje, republikanët morën Senatin, ndërsa demokratët Dhomën e Përfaqësuesve./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.