Ankesa në platformën e bashkëqeverisjes, rehabilitohet rruga mes fshatrave Koçaj dhe Kakunjë

Ankesa në platformën e bashkëqeverisjes, rehabilitohet rruga mes fshatrave Koçaj dhe Kakun

Ankesa në platformën e bashkëqeverisjes, rehabilitohet rruga mes fshatrave Koçaj dhe Kakunhttp://ata.gov.al/2018/11/07/ankesa-ne-platformen-e-bashkeqeverisjes-rehabilitohet-rruga-mes-fshatrave-kocaj-dhe-kakun/Mirel Meta, banor i njësisë administrative Baldushk në Bashkinë Tiranë iu drejtua platformës shqiperiaqeduam.al me një shqetësim komunitar në lidhje me rregullimin e një rruge lidhëse mes dy fshatrave Koçaj dhe Kakun. Me marrjen e këtij shqetësimi platforma vuri në lëvizje autoritetet përgjegjëse të Bashkisë Tiranë. Si pasojë e kësaj lëvizjeje rehabilitimi i kësaj rruge ka marrë zgjidhje.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 7 Nëntor 2018

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Rruga lidhëse me fshatrave Koçaj dhe Kakunjë është rehabilituar pas shqetësimit të drejtuar nga Mirel Meta në platformën e bashkëqeverisjes.

Mirel Meta, banor i njësisë administrative Baldushk në bashkinë Tiranë iu drejtua platformës shqiperiaqeduam.al me një shqetësim komunitar, në lidhje me rregullimin e një rruge lidhëse mes dy fshatrave Koçaj dhe Kakunjë. Me marrjen e këtij shqetësimi platforma vuri në lëvizje autoritetet përgjegjëse të bashkisë Tiranë. Si pasojë e kësaj lëvizjeje rehabilitimi i kësaj rruge ka marrë zgjidhje.

Meta u shpreh se, kjo nuk ishte hera parë që i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes, por hera e tretë.

“Këmbëngula dhe nuk hoqa dorë për përmirësimin e kushteve të komunitetit dhe falë profesionalizimit dhe seriozitetit të platformës dhe koordinatorëve bashkia Tiranë mobilizoi Drejtorinë numër 2 të punëtorëve të kryeqytetit që rruga të realizohej”, – tha ai.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.