Al Khelaifi pronari i “PSG”: Të aplikohet sistemi “Var” edhe në Ligën e Kampioneve

80

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ – Al Khelaifi presidenti i kampionëve të Francës “PSG”, kërkon që edhe në Ligën e Kampioneve të përdoret sistemi “VAR”.

Presidenti i “PSG” deklaroi pas ndeshjes me “Napolin” se skuadra e tij humbi dy pikë për faj të arbitrit, i cili sipas Al Khelaifi dha një 11-metërsh në mënyrë të padrejtë për skuadrën italiane.

Pronari i “PSG” tha se te 11-metërshi i “Napolit” ka një pozicion jashtë loje dhe se skuadrës së tij, i mungon një penallti.

Nëse do të aplikohej edhe në Ligën e Kampioneve sistemi “VAR” atëherë skuadra e “PSG” do të merrte tri pikë shumë të rëndësishme për kualifikimin në fazën tjetër, tha presidenti i “PSG”. /o.l/.a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.