Trajnime 70 mësuesve të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës

51

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ – Zhvillimi profesional i mësuesve shihet si prioritet për buxhetin e 2019 për arsimin, ndërsa ajo që bie në sy është trajnimi i 70 mësuesve të diasporës.

Për Institucionin e Zhvillimit të Arsimit janë rezervuar 40 milionë lekë ku për zhvillimin profesional të mësuesve, do të përfshihen trajnimet e mësuesve që vijnë nga minoriteti, si dhe trajtimi i rreth 70 mësuesve të diasporës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Sipas ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, IZHA ka të detajuar një plan veprimi bazuar në nevojat specifike të mësuesve, trajnimet për implementimin e kurrikulës së re në arsimin parauniversitar.

Trajnimi i mësuesve në shkallë vendi fokusohet më së shumti në zbatimin e kurrikulës, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e nxënësit, portofolin e nxënësve etj.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.