SOFT NEWS – Di Maio nuk e di emrin e presidentit… kinez!

SHANGAI, 6 nëntor /ATSH-ANSA/- Zëvendëskryeministri italian, njëkohësisht ministri i Punës, Luigi Di Maio bëri gafë kur emrin e presidentit kinez, Xi Jinping e shndërroi në ”presidenti Ping”, njoftoi shtypi vendas.

Kjo gafë ndodhi në panairin ndërkombëtar të importeve që po zhvillohet në Shangai, në momentin kur ai mori fjalën në këtë panair.

Di Maio, në një audiencë prej disa qindra njerëzish, politikanësh si dhe dy ikonave të biznesit si  Bill Gates dhe Jack Ma (Themeluesit dhe Microsoft dhe Alibaba), theksoi se e kishte dëgjuar me kujdes fjalën e “presidentit Ping”.

Përkthyesi kinez korrigjoi gabimin duke mënjanuar kështu gafën e politikanit italian.

Në mbrëmje edhe konferencën për shtyp të Di Maio-s, lapsus u rishfaq, duke e rithirur përsëri ”presidenti Ping”./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.