Refuzimi i Metës për Lleshajn – Rama: Nuk ka asnjë referencë kushtetuese

Refuzimi i Metës për Lleshin – Rama: Nuk ka asnjë referencë kushtetuese

Refuzimi i Metës për Lleshin – Rama: Nuk ka asnjë referencë kushtetuesehttp://ata.gov.al/2018/11/06/refuzimi-i-metes-per-lleshin-rama-nuk-ka-asnje-reference-kushtetuese/Kryeministri Rama deklaroi në Kuvend, se "Kushtetuta i ka të përcaktuara një për një, e zeza mbi të bardhë të 12 kompetencat e Presidentit të Republikës, ndër këto nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të kryeministrit, për sa kohë ky gëzon besimin e shumicës në Parlament dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit".Por vijoi, Kreu i Ekzekutivit, kjo kohë dhe ky vend imponojnë përqendrim te rrugëdalja nga situata e paprecedentë që është krijuar prej refuzimit të paprecedentë prej Presidentit të Republikës për të refuzuar dekretimin e një ministri. “Ky është një moment delikat pasi është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit”, deklaroi Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 6 Nëntor 2018

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se refuzimi i Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm, nuk ka asnjë referencë në Kushtetutë.

Në fjalën e tij në Kuvend, në seancën e jashtëzakonshme për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama theksoi se “unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat, kur Kuvendi i Shqipërisë do të zgjidhte Presidentin e shtatë të Republikës”.

“Për hir të së vërtetës që kur hyri në Presidencë pas asaj dalldisjes fatkeqe rrugëve të Shqipërisë me flamurin e LSI-së, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar Kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por qysh prej të shtunës mbrëma ne kemi një problem me Presidentin e Republikës, ose më saktë një problem i krijuar me Presidentin e Republikës në punën tonë si shumicë qeverisëse na ka mbledhur sot këtu”, – tha Kreu i Ekzekutivit.

Më tej, Rama tha se “kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, të na kritikojë, të hidhet edhe përpjetë kundër nesh po të dojë, por ama askush tjetër përveç popullit sovran as e ka e, as merr dot në të drejtën e ushtrimit të mandatit tonë kushtetues, – nënvizoi Rama, duke shtuar se, – kjo vlen edhe për Presidentin e Republikës”.

Sipas tij, kushtetuta i ka të përcaktuara një për një, e zeza mbi të bardhë të 12 kompetencat e Presidentit të Republikës, ndër këto nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të kryeministrit, për sa kohë ky gëzon besimin e shumicës në Parlament dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit.

“Është pak por e sigurtë, që nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, qoftë edhe e fshehur nëpër rreshtat e atyre 12 kompetencave të shkruara qartësisht, s’ka diskutim që paraardhësi i Ilir Metës nuk do ta kishte lënë pa zbuluar. Edhe pse haptazi partiak, botërisht i njohur si artilier i zellshëm i Partisë Demokratike, pasi e bombardoi me të gjithë furinë e grykës së gojës ministrin e propozuar prej meje presidenti i 6 i Republikës e firmosi dekretin për atë ministër me duart e lidhura nga Kushtetuta e Shqipërisë”, – theksoi Rama.

“Sepse Kushtetuta ua ka thënë copë me një nen të veçantë të gjithë presidentëve që janë betuar për të se, nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër, përveç atyre që u njihen shprehimisht prej saj dhe u jepen me ligje të tjera të nxjerra në pajtim më të”, – nënvizoi Kryeministri Rama. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.