NJU JORK – ”Fox News” tërheq një spot publicitar kundër migrantëve

NJU JORK, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Televizioni ”Fox News”, i njohur si mbështetës i vijës politike të presidentit amerikan, Donald Trump hoqi nga transmetimi një video mesazh elektoral të fushatës së presidentit, pasi ajo bënte një paralelizëm midis një krimineli meksikan dhe karvanëve të migrantëve rrugës drejt kufirit amerikan.

Televizioni ”NBC” veproi në të njëjtën mënyrë, ashtu si dhe Facebook-u i cili bëri të ditur për median se ka hequr këtë reklamë nga platforma e tij.

CNN-i nga ana e tij kishte refuzuar transmetimin e videos që pas dorëzimit në agjencinë e saj të reklamave duke e cilësuar ”raciste”.

Pas shqyrtimit, ”Fox News” hoqi dje reklamën dhe nuk do ta transmetojë as në ”Fox News” dhe as në ”Fox Business Network”, njoftoi drejtoresha e shitjeve të hapësirës publicitare për televizionin, Marianne Gambelli, në një mesazh të transmetuar dje në media, në prag të zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit që zhvillohen sot./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.