Muriqan/ Kapet serbja në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 6 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/ – Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësia e shpallur në kërkim: Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.

Ndalimi i saj u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga R.Sh., u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr. K.Br. 23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin në shtetin e Serbisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.