Mbyllet me rrjeta të paprekura takimi mes “Tiranës” dhe “Kukësit”

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ – Ndeshja e javës së 12-të e kategorisë superiore të futbollit mes “Tiranës” dhe “Kukësit”, është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Ndeshja mes 2 ekipeve ka patur një intensitet të lartë dhe volum nga të dyja palët në “Selman Stërmasi”, duke goditur disa herë shtyllat.

Ekipi i “Tiranës” u shfaq më i rrezikshëm në fillim të sfidës duke tronditur shtyllën, e cila i mohoi një gol të sigurt Hoxhallarit pas një goditjeje nga distanca.

Në 30 minutat e para të lojës, “Kukësi” arriti të fitonte një 11-metërsh, e cila u fitua dhe u shpërdorua nga sulmuesi Rexhnaldo. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.