LONDËR – Theresa May mbledh kabinetin në kërkim të një impulsi të ri për Brexit

LONDËR, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Në kërkim të një impulsi të ri në negociatat për Brexit, kryeministrja britanike, Theresa May po përpiqet edhe sot për të tejkaluar hezitimet e disa prej ministrave të saj për çështjen e Irlandës së Veriut gjatë takimit të kabinetit të saj.

Gjatë takimit të përjavshëm, kabineti do të përqendrohet në situatën e negociatave me Bashkimin Europian dhe rrezikun e një largimi pa marrëveshje, skenari i ”no deal” (pa marrëveshje).

Diskutimet do të fokusohen në detajet e “backstop” që do të mundësonte ruajtjen e kufirit të hapur midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Ai përfshin ruajtjen në bashkimin doganor dhe tregun e përbashkët të Irlandës së Veriut në pritje të nënshkrimit të një marrëveshje tregtare post-Brexit.

Nga ana tjetër Londra ka dyshime se kjo detyron Britaninë e Madhe t’i nënshtrohet rregullave tregtare të BE-së gjatë viteve./ / v.b/ /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.