FUTBOLL – Rabiot pranë “Barcelonës”, PSG nuk rinovon me francezin

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ – Presidenti i PSG, Naser Al-Kalifi i ka bërë thirrje drejtorit sportiv të klubit që të mos diskutojë kontratën e rinovimit me mesfushorin francez, Adrien Rabiot.

Mendohet se Henrike i ka komunikuar francezit Rabiot vendimin e marrë nga klubi dhe se ai mund të transferohet te “Barcelona” nëse arrihet një marrëveshje me klubin katalanas.

Mesfushori 23-vjeçar ka disa oferta nga ekipe të ndryshme të Europës, duke mos rinovuar me kampionët e Ligës 1 franceze.

Ekipi i “Barcelonës” është një nga të interesuarat për mesfushorin, duke pritur vendimin e këtij të fundit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.