FRANCË – Arrin në 4 numri i personave të vdekur nga shembja e godinave në Marsejë

MARSEJË, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Trupi i një viktime të katërt, një grua, u gjet sot nën rrënojat e godinave që u shembën dje në qendër të Marsejës, njoftoi prokurori Xavier Tarabeux.

Trupat e dy burrave dhe të një gruaje tjetër ishin gjetur sot më herët nga forcat e shpëtimit në rrënojat e këtyre godinave të lagjes shumë popullore Noej.

Sipas autoriteteve gjithsej mund të ndodhen nën rrënoja pesë ose tetë persona të tjerë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.