Forcat Tokësore të Poshnjës gati për t’ju bashkuar NATO-s në Afganistan

75

TIRANË, 6 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Forcat Tokësore të Poshnjës vijojnë përgatitjet për t’ju bashkangjitur misionit të NATO-s në Afganistan, në kuadër të misionit të mbështetjes së përhershme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se armët e reja në në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnjë.

“Armët e reja në përdorim të Forcës Tokësore, Beretta AR 70/90, mbërritën edhe në batalionin e tretë të këmbësorisë në Poshnjë, ku ka nisur përgatitja për pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Afganistan, Resolute Support”, thekson Xhaçka.

Misioni Mbështetës i Përhershëm ose Operacioni Mbështetja e Përhershme është një mision i udhëhequr nga NATO. Aleanca e NATO-s këshillon dhe asiston misionin që përbëhet nga mbi 13.000 trupa në Republikën Islamike të Afganistanit. Ky mision filloi më 1 janar 2015. Ky është një mision i vazhdueshëm në Asistencën Ndërkombëtare të Sigurisë Forca (ISAF).

Qëllimi i misionit është të ofrojë trajnim, këshillim dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë dhe institucionet në konfliktin e tyre me grupe ekstremiste si talebanët, rrjeti i Haqqanit dhe ISIS-K. Deri më tani Shqipëria merr pjesë me 136 trupa në këtë mision. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.