Falsifikonin dokumentet e mjeteve, tre në pranga

67

TIRANË, 6 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silent”, ku u arrestuan tre persona, u ekzekutuan 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas  tjetër.

Në këtë kuadër, janë ndaluar shtetasit: Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit; Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit; Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit; Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve: Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me  detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”; Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore”. Neritan Bablusha 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”; Endrit Pllumbi 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë  “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”; Sokol Mehmeti 51 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”.

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjenci doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues, “Ndalimi i  përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumente kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar. Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.