E-Konsullata, rreth 64 mijë qytetarë përdorën aplikacionin në 10 muaj

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Rreth 64 mijë qytetarë kanë përdorur aplikacionin e-Konsullata në dhjetë muajt e fundit për të zgjidhur sa më shpejt problemet e tyre.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi sot se “Shërbimi Konsullor Online, një zgjidhje e shpejtë dhe transparente, duke kursyer kohë dhe para.

Rreth 64 mijë qytetarë kanë përdorur #SHKO në dhjetë muajt e fundit”.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është e vendosur për të vazhduar punën me fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve”, shprehet Bushati.

Sipas tij, e gjithë vëmendja është tek zgjidhja e problemeve të njerëzve përmes aplikacionit e-Konsullata.

E-Konsullata është aplikacioni që sjell në celularin tuaj të gjitha informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me 181 shtete./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.